ITALI
Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira ka qenë e ftuara ekskluzive e emisionit “Verissimo”. Ajo foli për albumin e saj të fundit “Las mujeres ya no lloran” por nuk munguan edhe pyetjet në lidhje me ndarjen nga ish-partneri i saj Gerard Pique.
“Tani jam më e qetë sepse punoj dhe puna të jep dinjitet. Kam gjetur një mënyrë shprehjeje që më lejon të përpunoj ndjenjat dhe është e rëndësishme të gjej një mjet për të shuar emocionet e forta që ndonjëherë pushtojnë në jetë. Unë e transformova dhimbjen në diçka ndryshe’- ka thënë këngëtarja kolumbiane.
Duke iu përgjigjur pyetjes së prezantueses mbi kuptimin e këngës së saj “Ultima” e kuptuar si “vullnet për të qenë vetëm”, Shakira shprehet:
“Tani për tani më duhet të jem vetëm dhe të kujdesem për fëmijët e mi. Në të njëjtën kohë, dua të rikthehem në skenë, dua të rizbuloj publikun tim dhe veten time.”- ka shtuar më tek këngëtarja e njohur.
Kujtojmë që këngëtarja Shakira u nda 2 vite më parë nga futbollisti Gerard Pique me të cilin ka edhe 2 fëmijë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co