Moti i keq përfshin Kukësin, pas stuhisë së shiut, rikthehet bora. Si paraqitet situata e rrugëve

moti i keq perfshin kukesin pas stuhise se shiut rikthehet bora si paraqitet situata e rrugeve
moti i keq perfshin kukesin pas stuhise se shiut rikthehet bora si paraqitet situata e rrugeve

Kukësi është përshirë gjatë natës nga moti i keq. Stuhia e shiut shoqëruar me era të forta, i ka lënë vendin borës në lartësinë 650 metra mbi nivelin e detit. Reshjet e borës kanë përfshirë njësitë administrative si Kalisë, Arrën, Surroj, Bushtricë, Gryk-Çajë, Ujmishtë, Topojan, Shishtavec e Borje. Trashësia e borës në këto zona nuk i ka kaluar 10 cm duke mos sjell probleme në qarkullimin e mjeteve apo izolim të fshatrave.

Ndërkohë reshjet e shiut gjatë natës kanë sjell rënie të gurëve në disa segmente rrugore rurale dhe nacionale, si ato Kukës-Bushtricë, Kukës-Çaf Mali apo Kukës-Shishtavec pa shkaktuar bllokim të rrugëve. Sa i takon furnizimit të popullsisë me energji elektrike ka patur probleme të ndërprerjes herë pas here në disa zona malore por edhe në rrethinat e qytetit të Kukësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co