“E prisja një ftesë”, Daku “thyen” heshtjen: Nuk kam folur me Sylvinho-n, por vendos ai

e prisja nje ftese daku thyen heshtjen nuk kam folur me sylvinho n por vendos ai

Mirlind Daku ishte një nga mungesat e mëdha për dy miqësoret e muajit mars. Trajneri Sylvinho nuk preferoi ta grumbullonte për ndeshjet kundër Kilit dhe Suedisë, duke theksuar se në këto dy teste preferonte të shihte lojtarë të rinj, por ky fakt nuk do të thotë që Daku nuk është pjesë e rëndësishme e Kombëtares, përkundrazi. Për herë të parë, pas listës së publikuar nga Sylvinho ka reaguar edhe sulmuesi kuqezi:

Daku1
Daku1

“Normal edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri është ai që vendosi dhe trajneri e ka vendosur kështu kësaj here. Dhe ajo që më ngelet mu është se të vazhdoj të punoj, me tregu rezultate të mira që në tjetrin grumbullim me pas ftesën. Por, gjithsesi trajneri vendos dhe ai e ka timonin kryesor. Ke komunikuar me Sylvinhon? Jo nuk kemi pasur kontakt. Por vetëm në bazë të konferencës le për të kuptuar se është ajo arsyeja se pse nuk jam i ftuar në grumbullim”, ka theksuar Daku për “Sportmania”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →