Izraeli paralajmëron katër vende evropiane kundër njohjes së shtetit palestinez

izraeli paralajmeron kater vende evropiane kunder njohjes se shtetit palestinez
izraeli paralajmeron kater vende evropiane kunder njohjes se shtetit palestinez

Izraeli i ka paralajmëruar katër vende evropiane të hënën se plani i tyre për njohjen e një shteti palestinez është “çmim për terrorizëm”, i cili do t’i zvogëlojë mundësitë për gjetjen e një zgjidhjeje përmes bisedimeve të konfliktit mes fqinjëve.

Spanja tha të premten e kaluar se, në emër të paqes në Lindjen e Mesme, është pajtuar me Irlandën, Maltën dhe Slloveninë, për t’i ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së shtetësisë së shpallur nga palestinezët në Bregun Perëndimor, të okupuar nga Izraeli, si dhe në Rripin e Gazës. Gaza ka kohë të gjatë që sundohet nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ky grup e kreu një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit – ku i vrau 1.200 njerëz dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë – duke e nxitur një luftë shkatërruese në Gazë, e cila ka shkaktuar dhunë edhe në Bregun Perëndimor, ku Izraeli ka ndërtuar shumë vendbanime për hebrenjtë.

“Njohja e një shteti palestinez pas masakrës së 7 tetorit i dërgon mesazh Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste palestineze, se palestinezët do të marrin vetëm përgjigje politike për sulmet vrastare terroriste ndaj izraelitëve”, tha ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz. Ai shtoi se zgjidhja e konfliktit “do të jetë e mundur vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta mes palëve. Çfarëdo njohje e shtetit palestinez vetëm e vonon arritjen e një zgjidhjeje dhe e rrit jostabilitetin rajonal”.

Ai nuk shpjegoi se për çfarë zgjidhjeje po mendonte. Izraeli, koalicioni qeverisës i të cilit përfshin edhe djathtistë, ka kohë të gjatë që e hedhin poshtë mundësinë për një shtet palestinez. Kjo ka shkaktuar mosmarrëveshje mes tij dhe fuqive perëndimore, të cilat e mbështesin synimin e Izraelit për ta shkatërruar Hamasin, por duan zgjidhje diplomatike pas përfundimit të luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →