Shfaqja “Biznesmeni”/ Regjisori Gëzim Kame: Vepra thellësisht shqiptare dhe intelektuale

shfaqja biznesmeni regjisori gezim kame vepra thellesisht shqiptare dhe intelektuale
shfaqja biznesmeni regjisori gezim kame vepra thellesisht shqiptare dhe intelektuale

Në Tiranë u mbajt shfaqja “Biznesmeni”, me regji të Gëzim Kames dhe e shkruar e ideuar nga aktori i njohur, Viktor Zhusti. Ndërsa, pritet që të mbahet sërish në datat 29-30-31 mars 2024 në Art Turbina.

Regjisori Kame u shpreh se vepra është thellësisht shqiptare dhe intelektuale. Ndërsa, aktori Myzafer Zifla tha se vepra është me mesazh të fortë.

Regjosori Gëzim Kame: Aktori Viktor Zhusti më tha se do të bëj këtë dramë, sepse është shumë interesante. Ideja ka 4-5 vite. Viktori mund të ketë bërë shumë variante të shfaqjes. Zhusti është natyrë e tillë, që zgjohej edhe natën, prishte atë që kishte shkruar dhe rishkruante skenarin. Vepra është thellësisht shqiptare dhe intelektuale. Dua të falënderoj edhe Teatrin Kombëtar, që vunë në skenë veprën. Thelbi është që biznesmeni ishte bërë i tillë, duke shkelur të tjerët.

Myzafer Zifla: Në tërësi në Shqipëri ekziston ideja se një biznesmen nuk mund të jetë i ndershëm. Unë besoj se ka biznesmenë të pafajshëm. Për ne aktorët përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka dashur të thotë regjisori, duhet ta kuptosh gjuhën e tij. Ishte lojë deri në një farë vendi, por ishte edhe serioze. Por, për ne është lojë. Mesazhi i veprës është i fortë, që pasurimi mos bëhet duke shkelur të tjerët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →