Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Neda Balluku. Si e komenton Neda trekëndëshin Romeo-Heidi-Vesa, a bëri mirë Heidi që e nxorri në nominim Vesën e cila aktualisht është jashtë shtëpisë së “BBV”? Rikja ka deklaruar se kurrë nuk do të dashurohej brenda shtëpisë së “BBV” ndërsa Heidi nga ana tjetër ka thënë se lidhja brenda “BBV” është penguese. Si i komenton Neda deklaratat e banorëve?
Ndërkaq, kë sheh Neda si lojtarin më të fortë aty brenda?
Juli është lojtari më i fortë, e kupton dhe e luan shumë mirë lojën. E vlerësoj që ruan qetësinë, mundohet të jetë i qetë, korrekt dhe të mos e teprojë.
Kush largohet të martën nga shtëpia sipas Ballukut?
Luhet mes Jetmirit dhe Ledjonës. Ilnisa rrezikon, por duke qenë se është i vetmi çift aty brenda, e bën më interesante gjënë. Publiku nuk e do jashtë, sepse dashuria duhet brenda. Avantazhi i Jetmirit është që ka pak djem në shtëpi. Disavantazhi i Ledjonës është që në këtë pikë të lojës duhet të dalë dikush që konsiderohet i fortë. Unë e kam xhan Ledjonën, e kam mbështetur gjithmonë, por e ka penalizuar fakti që janë bërë si motër e vëlla me Julin.
Historia e Meritonit ku rrëfeu se djali i tij është autik dhe fakti që Roza e përjetoi shumë keq, si e komenton Neda?
Nuk jam dakord me mënyrën se si u trajtua kjo pjesa. Nuk domethënë që fëmijët e tjerë që nuk janë të spektrit autik, lejohet të përmenden. Roza ka bërë një gjë të përsëritur, është marrë dhe me vajzën e Ledjonës, me faktin se a ka ardhur në jetë nga dashuria apo jo. Është marrë edhe me fëmijët e munguar të Eglës, ku e gjithë Shqipëria e dinte që Egla është beqare dhe nuk është nënë. Askush në këtë botë nuk ka të drejtë të përmend emrin e fëmijës së askujt, është niveli më i ulët.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co