Dhunimi i efektivit, Policia e Shkodrës jep detaje: Gjatë konfliktit të çastit, u shkrep arma e zjarrit. Krehje zonës për kapjen e 47-vjeçarit

dhunimi i efektivit policia e shkodres jep detaje gjate konfliktit te castit u shkrep arma e zjarrit krehje zones per kapjen e 47 vjecarit
dhunimi i efektivit policia e shkodres jep detaje gjate konfliktit te castit u shkrep arma e zjarrit krehje zones per kapjen e 47 vjecarit

Policia e Shkodrës dha detaje për dhunimin me sende të forta të një efektivi policie, duke theksuar se shtetasi Ormir Gucia goditi me sende të forta policin Admir Okaj.

Gjatë përplasjes, është shkrepur edhe armë e efektivin, nga e cila fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.

Njoftimi:

Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →