“Serbia më afër NATO-s se Kosova”, Sanduloviç reagon ndaj Hill: Vuçiç organizoi tubim me himnin rus

serbia me afer nato s se kosova sandulovic reagon ndaj hill vucic organizoi tubim me himnin rus
serbia me afer nato s se kosova sandulovic reagon ndaj hill vucic organizoi tubim me himnin rus

Nikola Sanduloviç, ish-kandidati për president të Serbisë dhe kryetar i Partisë Republikane, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në NATO.

Sanduloviç ngre një pyetje drejtpërdrejtë për Hill në lidhje me komentet e tij rreth marrëdhënieve të Serbisë me NATO-n.

Ai ka pyetur nëse vërtet mendon se “Serbia ka më shumë dëshirë dhe shanse për t’u anëtarësuar në NATO sesa Kosova”.

Sanduloviç vazhdon më tej duke pyetur ambasadorin amerikan nëse ai është i njëjti person që dikur luftoi kundër qeverisë së Millosheviçit, duke konstatuar se qeveria aktuale në Serbi është “saktësisht e njëjtë” dhe tani përkrahet nga Hill, raportojnë mediat e Kosovës.

Ai sugjeron që Hill duhet të tërhiqet nga politika me “sa më pak njolla në karrierën politike” dhe deklaron se ambasadori amerikan nuk është më përfaqësuesi i vërtetë i vendit të tij që ishte në vitet ’90.

Sanduloviç bën thirrje për një përgjigje urgjente nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për të adresuar këto ndarje ndërmjet qëndrimeve të ambasadorëve dhe për të ruajtur reputacionin e SHBA-së në Ballkan.

Komentet e Sanduloviçit vijnë pas një aktiviteti që u zhvillua në 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, në të cilin Vuçiç ishte pjesë e një tubimi me himnin rus. “Christopher Hill mund të na shpjegoni fjalimin e fundit të të mbrojturit tuaj Aleksandar Vuçiç për ‘hyrjen’ e Serbisë në NATO dhe tubimin që ai organizoi me himnin rus kundër paktit të NATO-s”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →