Deputetja e PD-së Ina Zhupa me anë të një deklarate për mediat shprehet se drejtori i RTSH Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen.
Zhupa thekson se kjo është një fitore e vogël, pasi RTSH është çliruar nga paligjshmëria.
“Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit që nuk duhet të kishte qëne deputet para dy legjislaturave, që nuk duhet drejtonte media 6 muajt e fundit, që nuk duhet ishte aksioner në media por prapë e mbajtën në mënyrë antiligjore. Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore. Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale”, shkruan Zhupa.
Postimi i deputetes Ina Zhupa:
Një fitore e vogël clirimi i RTSH nga paligjshmëria me dorëheqje të detyruar të Alfred Pezës!
Që para se të zgjidhej e kam denoncuar që po përgatitej zgjedhja e tij me porosi;
Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit që nuk duhet të kishte qëne deputet para dy legjislaturave, që nuk duhet drejtonte media 6 muajt e fundit, që nuk duhet ishte aksioner në media por prapë e mbajtën në mënyrë antiligjore.
Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore. Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale.
Keqardhje për kolegët e komisionit të medias që nuk u ngritën në lartësinë e detyrës, duke pasur shkeljet para syve nuk kanë marr asnjë masë brenda kuadrit që na lejon ligji si komision përgjegjës.
RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik.
I bëj thirrje këshillit drejtues pas këtij dështimi të radhës herë tjetër të ndjekin ligjin kur zgjedhin drejtuesin e ri të RTSH.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co