“Jemi si të huaj!”, Bes Kallaku shuan zërat, konfirmon ndarjen me Xhensilën: Fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten

jemi si te huaj bes kallaku shuan zerat konfirmon ndarjen me xhensilen femijet jetojne me ish bashkeshorten
jemi si te huaj bes kallaku shuan zerat konfirmon ndarjen me xhensilen femijet jetojne me ish bashkeshorten

Pas zërave se kanë nisur një proces divorci, aktori i humorit Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Nga martesa e tyre kanë ardhur në jetë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Besi, gjatë emisionit Ferma Vip tregoi se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensilën, të cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja.

Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Ndërsa shtoi se me Xhensila Myrtezajn janë si dy të huaj.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë. Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Besi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co