Ende asnjë bilanc humbjesh pas shembjes së urës në Baltimora! Shërbimi zjarrfikës: Ngjarje me viktima masive

ende asnje bilanc humbjesh pas shembjes se ures ne baltimora sherbimi zjarrfikes ngjarje me viktima masive
ende asnje bilanc humbjesh pas shembjes se ures ne baltimora sherbimi zjarrfikes ngjarje me viktima masive

Nuk është ende e mundur të konfirmohet numri i viktimave të aksidentit tragjik pas shembjes së urës së Baltimorës në SHBA. Kështu thotë zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve të Baltimores, Kevin Cartëright, i cili e cilësoi aksidentin si “ngjarje me viktima masive”.

Rreziku për ata që kanë rënë në lumë dhe kanë mbijetuar është ai i hipotermisë. Përvecc 20 punonjësve të urës, në ujë kanë përfunduar dhe dhjetëra makina. Ndërkohë, gjatë kërkimit për të zhdukurit, një njollë e madhe nafte u raportua në lumin Baltimore pas shembjes së urës.

Anija e mallrave Dali u largua nga porti i Baltimores rreth orës 1 të mëngjesit (koha lokale), me destinacion Colombo në Sri Lanka. Anija goditi një shtyllë të urës Francis Scott Key rreth 30 minuta më vonë, duke bërë që ajo të shembej në më pak se 20 sekonda. Gjatë kërkimit për të zhdukurit, një njollë e madhe nafte u raportua në lumin Baltimore pas shembjes së urës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co