Angel Di Maria është kërcënuar nga bandat e drogës, ky është lajmi i rëndë që vjen nga Argjentina. Policia lokale e Santa Fe po lufton prej kohësh me bandat e drogës, të cilat kanë kaluar çdo limit, madje duke kërcënuar edhe një lojtar si Di Maria, idhull i tifozëve argjentinas. Në shtëpinë e tij në Rosario është gjetur një makinë e parkuar, me një mesazh për prindërit e Di Maria-s:
“I thoni djalit tuaj Angel të mos kthehet më në Rosario, në të kundër do të vrasim një anëtar nga familja juaj. As Pullaro(guvernatori lokal) nuk do ta shpëtojë. Ne nuk hedhim copa letre, por plumba mbi të vdekur”, lexohej ndër të tjera në mesazhin e tyre. Ky kërcënim i hapur vjen pikërisht në një kohë kur flitet se Di Maria mund të rikthehet në Argjentinë për të luajtur për ekipin e qytetit ku ka lindur, Rosario Central.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co