“Më bënë të pavlerë”, Xavi shpërthen ndaj Barçës, në horizont i shfaqet Arabia

me bene te pavlere xavi shperthen ndaj barces ne horizont i shfaqet arabia

Ky është një sezon i çuditshëm ku protagonistë po kthehen trajnerët, pjesa e tyre më e madhe kanë bërë gati valixhet, në fund të këtij sezoni do të largohen. Pas Klopp ishte Xavi i cili gjithashtu njoftoi largimin e tij nga Barcelona, por ndryshe nga Klopp, Xavi po largohet me mllef, ndërsa së fundmi lëshoi dhe disa deklarata të rënda:

Laporta Xavi
Laporta Xavi

“Këtu te Barcelona të bëjnë të ndihesh i pavlerë. Kisha folur edhe me Pep Guardiola-n, me kishte thënë këtë, kështu i ndodhi edhe Valverdes, edhe Luis Enriquen e kisha parë duke vuajtur. Duhet të reflektojmë. Këtu të duket vetja sikur po lufton me jetën në çdo moment, për këtë them që të punosh këtu nuk është argëtuese. Gjithsesi, mbeta i befasuar nga mesazhet e lojtarëve dhe nga mbështetja e tifozë”, u shpreh Xavi.

Xavi
Xavi

Sipas mediave spanjolle, Xavi ashtu si Klopp, pritet të qëndrojë një vit pushim, të paktën kjo është ideja e tij për momentin, por ofertat e çmendura nga Arabia Saudite mund të bëjnë që Xavi të ndryshojë mendim deri në fund të sezonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co