Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos. Biseda u fokusua në mbarëvajtjen e punimeve të parlamentit shqiptar, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin rajonal. Presidenti Begaj theksoi së është shumë e rëndësishme të shikohet e kaluara, të vlerësohet e tashmja dhe të punohet për të ardhmen.
Gjatë bisedës, Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës si faktor balancues në jetën politike të Shqipërisë.
Në takim u vlerësua kontributi i Shqipërisë dhe angazhimi pozitiv i vendit në politikën e jashtme, në çështjet e sigurisë si anëtare e NATO-s, si dhe në promovimin e paqes dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në rajon.
Gjithashtu, u theksua edhe nevoja për besueshmërinë e sistemit të drejtësisë do të nxiste pozitivisht investimet e huaja.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co