Martini i beson formacionit fitues, Teuta do pikë edhe me Tiranën

martini i beson formacionit fitues teuta do pike edhe me tiranen
martini i beson formacionit fitues teuta do pike edhe me tiranen

Teuta, dje zbriti në fushën e stërvitjes, pas 24 orësh pushim duke nisur zyrtarisht javën anti-Tirana. Skuadra e Teutës ka një ecuri pozitive në 6 javët e fundit teksa tashmë synon tri pikët kundër Tiranës, për të vazhduar aty ku e la me Partizanin.

ANALIZA – Pauza e kampionatin ka ardhur në momentin e duhur në kampin durrsak pasi i dha mundësi të rikuperohen disa lojtarë e tanimë janë optimistë dhe premtojnë se do të luftojnë për tri pikë në përballjen e radhës kundër Tiranës në “Air Albania”. Ndeshja me bardheblutë shihet e vështirë në letër, por te Teuta janë të bindur se do t’ia dalin mbanë të marrin tri pikët. Stafi teknik i ka bërë një analizë të thellë ndeshjes me Partizanit, ku janë nxjerrë gabimet e vërejtura. Ata kanë kërkuar që këto të mos përsëriten më jo vetëm në ndeshjen e radhës, por edhe në të tjerat në vazhdim, duke kërkuar ecurinë pozitive.

Teuta po vijon me intensitet përgatitjet anti-Tirana, ku përpos rezultateve të mirë në javët e fundit, ka mbizotëruar një atmosferë optimiste dhe fytyra të qeshura. Në këtë përballje, Teuta është e dënuar me fitore dhe këtë fakt e kanë të ngulitur të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushë. Ndonëse ka edhe 4 ditë kohë nga përballja e radhës, trajneri Martini do ta ketë skuadrën e plotë. Ndërkohë, fatmirësisht infermieria e durrsakëve është thuajse e boshatisur. Numri një i pankinës së “djemve të detit” pritet të mos bëjë surpriza në formacion, duke i besuar të njëjtës skuadër, e cila ka luajtur gjatë këtyre javëve. Në seancën e djeshme, e cila është zhvilluar në Durrës, stafi teknik dhe ai mjekësor kanë testuar nga afër gjendjen fizike të lojtarëve. Arifi është bashkuar me skuadrën pasi mbaroi angazhimet me kombëtaren U-19, dhe ka zhvilluar normalisht programin stërvitor.

PËRGATITJET- “Djemtë e detit” kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore me sytë nga përballjet së premtes kundër Tiranës. Futbollistët dhe stafi i saj zbritën në fushën e blertë për të vazhduar përgatitjet. Deri në ndeshjen me bardheblutë do të vazhdohet me një seancë në ditë. Brenda kësaj kohe pritet që futbollistët të jenë në gjendje optimale për të qenë gati dhe të vijojnë me rezultate pozitive në Superiore. Stërvitja filloi me nxehje të lehtë, ku stafi teknik vazhdoj punën me futbollistët me disa ushtrime fizike.

Skuadra stërvitjen e vazhdojë me ushtrimeve aerobike, lojtarët vazhduan me punën me top dhe me anën taktike. Në fundin e seancës, ata zhvilluan edhe një lojë mes tyre. Teutën e pret një ndeshje e vështirë. Të gjithë lojtarët janë mjaft të motivuar dhe shpresojnë që të vijojnë me rezultate të mira dhe ta kalojnë dhe këtë pengesë. Në Durrës janë me mendimin që t’i marrin një e nga një ndeshjet, sepse nuk mund të bëhen plane afatgjata. Së pari duhet të mendojnë të kalojnë me sukses Tiranën. Fillimi i mirë është gjysma e punës, prandaj skuadra duhet të marrë një rezultat pozitiv, duke nisur që nga ndeshja e radhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →