Arrestimi i Jorgo Goros, Lubonja: Nëse drejtësia do ishte e pavarur, Rama duhet të ketë frikë. Iu dha argument Greqisë…

arrestimi i jorgo goros lubonja nese drejtesia do ishte e pavarur rama duhet te kete frike iu dha argument greqise
arrestimi i jorgo goros lubonja nese drejtesia do ishte e pavarur rama duhet te kete frike iu dha argument greqise

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me Skype në rubrikën Opinion në News 24 të moderatores Ina Qirjo, komentoi arrestimin e Jorgo Goros me urdhër të SPAK.

Lubonja theksoi se nëse drejtësia do të ishte e pavarur, Rama vetë duhet të ketë frikë. Ai shtoi se drejtësia duhet t’i shkojë në fund hetimeve për tjetërsimin e pronave në Himarë. Po ashtu, për Lubonjën, me arrestimin e Goros, iu dha argument Greqisë, për të thënë se këtu ka drejtësi për çdo individ.

“Ne nuk dimë nëse veprimi i SPAK është i pavarur apo SPAK vepron sërish me regji. Unë mendoj se Goro u arrestua më së shumti për të provuar që këtu vepron drejtësia dhe drejtësia vepron edhe me Jorgo Goron. Pra, për të qetësuar Greqinë, për t’i dhënë një argument shtetit grek. Dyshimet sërish janë se SPAK vepron me regji të Ramës. I vetmi që ka garaci dhe mbështetje të kryeministrit është Artan Gaçi.

[embedded content]

Ndërkohë, që Sali Berisha u arrestua vetëm pse ka ndryshuar një ligj. Nuk shikoj që SPAK të veprojë kështu edhe në këtë rast, ka prangosur vetëm Goron, nuk shkon tek ata që ndryshojnë ligjet. SPAK nuk i ka shkuar mekanizmit deri në fund. Nëse SPAK do të kërkonte drejtësinë e plotë, Rama duhet të ketë frikë. Por, kemi arrestimin e Goros për të argumentuar “agresionin” e Greqisë. Unë besoj se drejtësia është e kontrolluar dhe jo e pavarur”, u shpreh Lubonja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →