“Në treg më shumë shitës se blerës”/ Të moshuarit në Durrës kërkojnë rritjen e pensioneve: Nuk na mbeten para për t’u ushqyer!

ne treg me shume shites se bleres te moshuarit ne durres kerkojne rritjen e pensioneve nuk na mbeten para per tu ushqyer
ne treg me shume shites se bleres te moshuarit ne durres kerkojne rritjen e pensioneve nuk na mbeten para per tu ushqyer

Çdo ditë në tregun e fruta- perimeve në Durrës pensionistët numërojnë qindarkat e fundit ndërsa çmimet janë vetëm në rritje.

“Vetëm dyfishimi i pensioneve është zgjidhje që të blejmë produktet ushqimore pasi nga pagesa e faturave dhe ilaçeve, nuk mbetet çfarë të ushqehemi gjithë muajin”, shprehen te moshuarit.

Tregtaret në Durrës thonë se fuqia blerëse ka rënë në maksimum, aq sa në një dite normale numri i tregtarëve është me i madh sesa i blerësve.

Produktet vendase dhe të importit janë me shumicë në treg. Me pakicë është vetëm numri i qytetareve të cilët janë larguar dhe kanë mbetur kryesisht mosha e tretë e cila nuk ka fuqi blerëse.

Tregtarët e pakicës thonë se ekonomia është ne rënie të vazhdueshme me uljen drastike të popullsisë e cila reflektohet me mungesën e xhiros.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co