Grupi parlamentar i PD i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.
Në letrën e cila mban firmën e Gazment Bardhit, theksohet se maxhoranca po pengon drejtësinë dhe se mos zbatimi i vendimit të Kushtetueses shihet si mesazh për SPAK-un.
Në letër theksohet se mos zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese krijon bindjen në opinionin publik se po i ofrohet mbrojtje politike e paprecedentë një deputeteje.
Sinjali për Prokurorinë e Përgjithshme sipas grupit parlamentar është që të mos hetohet deputetja e mazhorancës dhe familja e saj për implikimin e mundshëm në tjetërsimin e paligjshëm të pronave publike.
Mesazhi për SPAK sipas demokratëve është edhe për mos hetimin e autoriteteve përgjegjëse, përfshirë kryeministrin Edi Rama për dhënien e titullit Investitor Strategjik për familjen e deputetes Xhaçka.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co