Lajm i mirë për Atletico Madrid, sulmuesi rikthehet në stërvitje

lajm i mire per atletico madrid sulmuesi rikthehet ne stervitje
lajm i mire per atletico madrid sulmuesi rikthehet ne stervitje

I dëmtuar dhe jashtë kombëtares, Antoine Griezmann mbeti në Madrid gjatë kësaj peridhe për t’u rikuperuar sa më shpejt që të jetë e mundur në funksion të pjesës së fundit të sezonit, i cili e sheh Atletico Madridin në garë në Champions League dhe në një pozicion të kënaqshëm në kampionat.

Sulmuesi sot është rikthyer në stërvitje me grupin, lajm ky i  shkëlqyeshëm për Diego Simeone, i cili mund të llogarisë në shërbimet e tij për ndeshjet e radhës.

Për momentin Griezmann ka treguar shenja pozitive dhe duket se e ka lënë pas lëndimin e kyçit të këmbës. Një ogur i mirë për Atlético de Madrid që do të përballet me Villarrealin të hënën në mbrëmje, sfidë kjo shumë e rëndësishme e La Liga.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →