Chelsea humbet mesfushorin e ri Romeo Lavia për fundin e këtij sezoni. Lojtari belg i lindur në vitin 2004 vinte nga një dëmtim i rëndë në ndeshjen e luajtur nga blutë në dhjetor kundër Crystal Palace dhe tani ka pësuar edhe një tjetër gjatë fazës së rikuperimit të tij.
“Mesfushori Romeo Lavia fatkeqësisht do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit tonë 2023-24 për shkak të një dëmtimi gjatë periudhës së rikuperimi. Testet e fundit mjekësore kanë konfirmuar se Lavia, e cila pësoi një dëmtim të rëndë në kofshë kundër Crystal Palace në dhjetor, nuk do të luajë më këtë sezon” – Shkruan klubi me seli në Londër.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co