![“Pabarazia e votës, vjedhje në tavolinë”, Vasili: Nevojitet sistem i drejtë zgjedhor, t’i shkojmë deri në fund… 2 pabarazia e votes vjedhje ne tavoline vasili nevojitet sistem i drejte zgjedhor ti shkojme deri ne fund](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/pabarazia-e-votes-vjedhje-ne-tavoline-vasili-nevojitet-sistem-i-drejte-zgjedhor-ti-shkojme-deri-ne-fund.jpg)
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në një intervistë me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News24, deklaroi se opozita do i shkojë deri në fund të vërtetave.
Vasili theksoi se pabarazia e votës është vjedhje në tavolinë. Sipas tij, duhet që Shqipëria të implementojë një sistem të drejtë zgjedhor.
“Ne si opozitë do i shkojmë deri në fund të vërtetave. Kjo është arsyeja se përse janë ngritur Komisionet Hetimore. Qeveria ka dështuar totalisht dhe duhet të kthehemi e të vendosim në vend padrejtësi të mëdha.
Pabarazia e votës është vjedhje në tavolinë. Kjo duhet rregulluar. Parlamenti duhet të marrë vendime të drejta, që të mbyllet kapitulli i zgjedhjeve të vjedhura. Duhet të kemi një sistem zgjedhor të drejtë”, deklaroi Vasili.
[embedded content]
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co