E ardhmja e Napolit varet nga Victor Osimhen, si në planin teknik ashtu edhe në atë ekonomik. Nigeriani mori maksimumin nga rinovimi i kontratës dhe me paratë nga shitja e tij në verë, De Laurentiis, nëse klubi nuk do të kualifikohej në Champions, mund të hynte fuqishëm në tregun e transferimeve.
Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, e vetmja siguri është se presidenti do të synojë një afrim të madh në sulm, siç ka bërë gjithmonë në historinë e tij.
Verën e kaluar pati një sondazh me Lille për Jonathan David, i cili është ende i preferuar për shkak të karakteristikave të tij. David ka një kontratë që skadon në vitin 2025, sakaq çmimi i kartonit mund të jetë më i ulët se 50 milionë euro që kërkonin francezët 6 muaj më parë.
Emri që ngacmon më shumë, megjithatë, është Victor Boniface i Bayer Leverkusen, i cili pas sezonit të mrekullueshëm që po kalon, vlen të paktën 40 milionë euro. Gjithsesi, Boniface ka kontratë deri në vitin 2028, por për gjermanët, duket i paprekshëm. Së fundi, vëmendja e kampionëve të Italisë është edhe tek Joshua Zirkzee i Bolongas, për të cilin Milani është tashmë në rreshtin e parë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co