Zyrtarja e lartë amerikane vizitë në Ukrainë mes pasigurive mbi ndihmën e Uashingtonit

zyrtarja e larte amerikane vizite ne ukraine mes pasigurive mbi ndihmen e uashingtonit
zyrtarja e larte amerikane vizite ne ukraine mes pasigurive mbi ndihmen e uashingtonit

Nënsekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland mbërriti në Ukrainë të mërkurën për bisedime, mes pasigurisë në rritje mbi ndihmën ekonomike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Kievin, ndërsa lufta me Rusinë po hyn në vitin e tretë.

“Sot do të takojmë udhëheqësit e qeverisë, veteranët dhe shoqërinë civile për të nënvizuar angazhimin tonë të përbashkët për të mposhtur agresionin rus në Ukrainë”, shkruante në platformën e mediave sociale X, ambasadorja amerikane në Ukrainë Bridget Brink.

Ajo publikoi një foto të zonjës Nuland në stacionin qendror hekurudhor të Kievit.

Ukraina është shumë e varur nga mbështetja e aleatëve të saj perëndimorë për t’u përballur me sulmin rus në shkallë të gjerë që ka nisur më 24 shkurt 2022.

Deri më tani këtë vit, Kievi nuk ka marrë asnjë ndihmë ushtarake apo financiare nga dy mbështetësit e tij kryesorë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Shefi i shtabit i Presidentit Volodymyr Zelenskiy ka thënë se shtyrja e ndihmës amerikane për Kievin, do të krijonte një “rrezik të madh” që Ukraina të humbiste luftën me Rusinë.

Administrata e Presidentit Joe Biden i kërkoi Kongresit në tetor 2023 gati 106 miliardë dollarë në financime për Ukrainën, Izraelin dhe mbi çështje të sigurisë në kufirin jugor të vendit me Meksikën. Por republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të vogël, kundërshtojnë miratimin e paketës në bllok, duke kundërshtuar ndihmën për Kievin./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →