Fermerët e fshatrave Samaticë e Drenovicë drejt falimentimit, prodhimet e tyre shiten nën kosto

fermeret e fshatrave samatice e drenovice drejt falimentimit prodhimet e tyre shiten nen kosto
fermeret e fshatrave samatice e drenovice drejt falimentimit prodhimet e tyre shiten nen kosto

Fermerët e dy fshatrave në Njësinë Adninistrative Kutalli në Dimal po vuajnë çdo ditë e më shumë shitjen e produkteve të tyre nën kosto. Drenovica dhe Samatica janë dy fshatrat që njihen gjerësisht në të gjithë Shqipërinë për hektarët e shumtë me sera, nga ku eksportohen në të gjithë Europën produktet bujqësore si domatja dhe kastraveci.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se thuajse çdo familje në këto fshatra ka ndërtuar nga një serë dhe shumica e tyre, të ardhurat e vetme i kanë nga shitja e produkteve bujqësore. Por tashmë, siç pretendojnë edhe vetë fermerët, monopoli i krijuar nga disa pika grumbullimi po bën që çmimi i këtyre produkteve të dalë nën kosto, duke mos mbuluar as shpenzimet e tyre.

“Flasim për produktin që shihni në sera, sallatorin, është harxhuar shumë mund, djersë, para edhe sot që dalim në treg ky produkt po shitet nën kosto. Situata e krijuar me shitjen e produkteve nën kosto po i çon fermerët drejt falimentimit, pasi ata nuk po arrijnë dot që të shlyejnë as detyrimet që ka marrë për mirëmbajtjen e tokës. Jemi drejt falimentimit, nuk po arrijmë dot të shlyejmë dot as borxhet e as kreditë që kemi marrë. Shpenzimet, kostot, lodhja që kemi në prodhimin e produkteve të ndryshme nuk përkthehet në fitime dhe në çmime të kënaqshme për ne”, shprehen fermerët.

Fermerët pohojnë se situata e krijuar i ka detyruar ata që shumë herë t’i hedhin prodhimet e tyre nëpër kanale, pasi duke pritur rritjen e çmimit për shitje, produktet janë prishur.

Ata i bëjnë apel shtetit të marrë masa, si një rregullator për çmimet e produkteve të tyre. Nëse shteti nuk do të marrë asnjë masë- pohojnë fermerët- ne do të detyrohemi të kthehemi në emigrim, së bashku me familjet, pasi këtu nuk po ushqehemi dot.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →