Federata Gjermane e Futbollit dhe Julian Nagelsmann së shpejti do të ulen për të negociuar rinovimin e kontratës së trajnerit aktual gjerman. Dëshira për të vazhduar bashkëpunimin deri në Botërorin 2026 ekziston dhe shumë shpejt mund të vijë edhe zyrtarizimi:
Gjithsesi, sipas asaj që shkruan shkruan Bild, Nagelsmann tërhiqet nga mundësia për të në evenimentin e madh futbollistik që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një klauzolë lamtumire mund të përfshihet në marrëveshje në rast se Gjermania nuk shkon përtej fazës së grupeve në kampionatin europian.
36-vjeçari Nagelsmann numëron deri më tani 6 ndeshje në krye të përfaqësueses. Gjermania në Europian është në një grup me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co