Njihet si mik i afërt i Putinit, ish-kancelari gjerman Schroeder: Bisedimet me Moskën, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës

njihet si mik i afert i putinit ish kancelari gjerman schroeder bisedimet me mosken e vetmja menyre per ti dhene fund luftes
njihet si mik i afert i putinit ish kancelari gjerman schroeder bisedimet me mosken e vetmja menyre per ti dhene fund luftes

Bisedimet me Moskën janë mënyra e vetme për t’i dhënë fund armiqësive midis Rusisë dhe Ukrainës, ka deklaruar ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder për agjencinë e shtypit dpa. Miqësia e tij personale me presidentin Vladimir Putin mund të luajë një rol në ndalimin e gjakderdhjes, tha ish-kancelari i Gjermanisë.

Schroeder dhe Presidenti rus kanë lidhje të ngushta që kanë nisur që nga koha kur Schroeder drejtoi qeverinë gjermane në fund të viteve 1990. Në vitin 2014, Putin mori pjesë në festën e ditëlindjes së Schroeder në Shën Petersburg.

“Unë mendoj se do të ishte krejtësisht e gabuar të harronim të gjitha gjërat pozitive që kanë ndodhur mes nesh në politikë në të kaluarën”, tha ai për agjencinë gjermane të lajmeve, duke shtuar se prishja e marrëdhënieve me miqtë “nuk ishte stili i tij”.

Kontaktet me udhëheqjen ruse mund të jenë ende vendimtare në bisedimet e ardhshme të paqes, beson ish-kancelari gjerman.

“Ne kemi punuar së bashku në mënyrë për shumë vite. Ndoshta kjo mund të ndihmojë ende për të gjetur një zgjidhje të negociuar,” tha ai, duke theksuar se nuk shihte “asnjë mënyrë tjetër” për t’i dhënë fund konfliktit.

“Është e qartë se lufta nuk mund të përfundojë me humbjen totale të njërës palë ose tjetrës,” tha Schroeder.

Ish-kancelari ka bërë thirrje vazhdimisht për një zgjidhje të negociuar të konfliktit dhe ka akuzuar SHBA-në se e kanë detyruar Kievin të refuzojë një marrëveshje paqeje me Moskën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →