Nën akuzë nga SPAK/ Kush është Deborah Keçi, drejtoresha që ‘reklamon’ jetë luksi në rrjetet sociale (foto)

nen akuze nga spak kush eshte deborah keci drejtoresha qe reklamon jete luksi ne rrjetet sociale foto
nen akuze nga spak kush eshte deborah keci drejtoresha qe reklamon jete luksi ne rrjetet sociale foto

Midis 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzim me tendera dhe favorizim të kompanisë “5D” në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollaj, është edhe Deborah Keçi.

Ajo mban aktualisht postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana dhe ndaj saj, SPAK ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullimin e saj nga posti.  SPAK e akuzon Deborah Keçi për favorizimin e kompanive “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, të cilat kanë “de fakto” pronarë dy nga ish-drejtorët Qato dhe Molla.

“Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”, njofton SPAK. Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, Keçi publikon fotografi të shumta nga udhëtimet nëpër botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →