Në kulmin e diskutimit, kë duhet të marrë Sylvinho në Evropian, kush rrezikon, në ndihmë të teknikut brazilian pritet t’i vijë UEFA. Qeveria e futbollit evropian, pasi ka marrë në shqyrtim një sërë ankesash nga trajnerë të ndryshëm përfaqësuesesh, pritet të marrë në konsideratë shtimin e numrit të futbollistëve të lejuar në “Euro2024”, nga 23 në 26 të tillë.
Mediat shkruajnë se UEFA pritet të marrë në konsideratë këtë kërkesë dhe brenda pak javësh pritet të dalë me një vendim zyrtar, për të shtuar numrin e futbollistëve në “Euro2024”. Kërkesa e trajnerëve është legjitime duke iu referuar faktit se kalendari i ngjeshur gjatë gjithë sezonit mund të ketë pasoja në Evropian, mund të sjell dëmtimin e lojtarëve, për këtë arsye kërkojnë shtimin e numrit të futbollistëve, ose më saktë të rikthejnë edhe një herë në fuqi numrin e lojtarëve, 26, që janë grumbulluar në Evropianin dhe Botërorin e fundit.
Për Sylvinho-n ky do të ishte një “asisit”, për të lehtësuar disi barrën e zgjedhjeve, por mbi të gjitha për të shmangur skenar të padëshiruar siç ndodhi në “Euro2016”, ku jo të gjithë e pritën mirë lënien jashtë liste.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co