Rusia është e sigurt se askush nuk do të arrijë të shkatërrojë themelet e marrëdhënieve ruso-italiane pavarësisht ngrirjes aktuale në fushat e ndërveprimit dypalësh, tha në një konferencë shtypi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
“Për fajin e palës italiane janë ngrirë praktikisht të gjitha fushat e ndërveprimit dypalësh. Mekanizmat e vendosur janë pezulluar plotësisht. Megjithatë, jemi të sigurt se askush nuk do të mund të shkatërrojë bazën e fortë e marrëdhënieve ruso-italiane, të cilat bazohen në interesin e ndërsjellë dhe simpatinë e popujve për njëri-tjetrin”, tha ajo.
Sipas diplomates Moska beson me vendosmëri se braktisja e politikës anti-ruse nga ana e Italisë dhe rivendosja graduale e bashkëpunimit do të përmbushë interesat e të dyja vendeve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co