Rriten rastet me “Kollën e mirë” në Kosovë

rriten rastet me kollen e mire ne kosove
rriten rastet me kollen e mire ne kosove

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tha se në Kosovë ka rritje të lehtë të rasteve me kollën e mirë, e njohur ndryshe si Pertussis, krahasuar me vitet e fundit.

IKPSHK-ja tha se kjo sëmundje ngjitëse prek çdo moshë, por më së shumti fëmijët dhe adoleshentët.

“Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1-vjeçare”, tha IKSHPK-ja.

Kjo sëmundje, që shkaktohet nga bakteri bordetella pertussis, përhapet lehtësisht nga personi në person përmes spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.

Sipas IKSHP-së, simptomat zakonisht shfaqen shtatë deri në dhjetë ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë.

“Fillimisht, simptomat ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme, duke përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundës, temperaturë të ulët dhe një kollë të lehtë”, tha Instituti, duke theksuar se një person gjatë jetës mund të preket disa herë nga kjo sëmundje.Kjo sëmundje, që sipas IKSHP-së është përhapur edhe në vendet e tjera të rajonit, mund të shkaktojë pneumoni dytësore bakteriale, por një person i infektuar mund të ketë edhe komplikime neurologjike, infeksione të veshit të mesëm, konvulsione e të tjera.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSH] dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve [ECDC] kanë raportuar për rritje të numrit të rasteve të pertusisit në shumë vende të rajonit evropian gjatë pjesës së dytë të vitit 2023 dhe gjatë vitit 2024. Raste të pertusisit janë regjistruar gjatë kësaj periudhe edhe në vendet e rajonit”, tha Instituti.

IKSHPK-ja tha se mënyra më e mirë e parandalimit të kësaj sëmundjeje është vaksinimi, duke u bërë thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët dhe foshnjat për këtë sëmundje ngjitëse./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →