“Shqipëria i mban shpresat tek SPAK”, Ngjela: Drejtësia e re të hetojë çdo gjyqtar të korruptuar

shqiperia i mban shpresat tek spak ngjela drejtesia e re te hetoje cdo gjyqtar te korruptuar
shqiperia i mban shpresat tek spak ngjela drejtesia e re te hetoje cdo gjyqtar te korruptuar

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, u shpreh se Shqipëria i ka shpresat tek SPAK.

Ngjela theksoi se drejtësia e re duhet të hetojë çdo gjyqtar të korruptuar.

“Unë e di se çdo gjyqtar i korruptuar do të përballet me gjyqe. SPAK ka bërë disa goditje, ke përpara gjyqit ministra, ish-ministra, kryetarë bashkish. Ne kërkojmë drejtësi të pavarur. Shtet pa drejtësi të pavarur nuk ka.

Shpresat i kemi tek SPAK. Do të marrë SPAK për korrupsion gjyqtarët e korruptuar, do ta shikojmë. SPAK pritet të bëjë goditje ndaj korrupsionit. SPAK drejtohet nga SHBA. Uashingtoni nuk flet kot, por thanë se do të godasim korrupsionin”, deklaroi Ngjela.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co