Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në PD, Jola Hysaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ndërsa Jorgo Goro pronat shtetërore i privatizonte dhe dërgonte dosjet për investitor strategjik burra ministreshash, Bashkia e Durrësit pronat private i kthen në publike.
Hysaj shprehet se Bashkia e Durrësit pronat private i ka kthyer në lulishte, pa vënë në dijeni pronarët. Në lidhje me këto pretendime, Hysaj ka publikuar edhe dokumente.
Postimi i sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj:
Bir Selman I nënës kë të qaj më parë!
Ndërsa Jorgo Goro pronat shtetëror I privatizonte dhe dërgonte dosjet për investitor strategjik burra ministreshash,
Bashkia e Durrësit pronat private I kthen në publike.
Madje madje dhe në lulishte, pa I vënë në dijeni pronarët.
Pyetjet kanë të bëjnë me “Rikualifikimin e lagjes 13 dhe lagjes 6”.
Për lagjen 6 më lindin pyetjet:
A ka pasur dëgjesa qytetare?
A e kalon fondi I rikualifikimit vlerën e pronës?
A po dhunohet e drejta e pronës private?
A po shkelet ligji?
Apo është çështje patronazhistesh?
Ah kur kërkohet vendimi 150 I Këshillit Bashkiak I vitit 2022 nuk na hapet faqja🤔
Cila është arsyeja?
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co