“Armiku synoi infrastrukturën energjetike”, ushtria ukrainase shkatërron 7 dronë rusë. Ja sa km territor ka pushtuar Kremlini

armiku synoi infrastrukturen energjetike ushtria ukrainase shkaterron 7 drone ruse ja sa km territor ka pushtuar kremlini

Forcat e Kievit thonë se shtatë dronë luftarakë rusë u shkatërruan mbrëmë në rajonet ukrainase të Dnipropetrovsk, Odessa dhe Kherson.

“Armiku sërish synoi infrastrukturën energjetike. Puna luftarake e forcave të mbrojtjes ajrore zgjati më shumë se tre orë. Dronët Shahed-131/136 manovruan në disa zona. Asnjë dëm kritik apo viktima nuk u raportua”, thuhet në një deklaratë në Telegram.

Sakaq, Instituti për Studimin e Luftës ka publikuar hartën e re të përparimit rus në Ukrainë. Sipas vlerësimeve të institutit, Moska ka pushtuar 505 kilometra katrorë të territorit ukrainas që nga rinisja e operacioneve sulmuese në tetor 2023. Në hartë, zona e kuqe tregon zonat e pushtuara aktualisht nga rusët, të cilët filluan nga Krimea dhe rajonet e Donetsk dhe Luhansk.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →