Mori peng disa persona në një lokal dhe kërcënoi se do të hidhej në erë me eksploziv, dorëzohet autori në Holandë

mori peng disa persona ne nje lokal dhe kercenoi se do te hidhej ne ere me eksploziv dorezohet autori ne holande
mori peng disa persona ne nje lokal dhe kercenoi se do te hidhej ne ere me eksploziv dorezohet autori ne holande

Një fund pa viktima! E tillë ishte ngjarja sot në Ede të Holandës, ku një person i armatosur hyri në një lokal dhe mori peng disa klientë.

Pasi qëndroi për disa minuta brenda lokalit dhe kërcënoi se do të hidhte veten në erë bashkë me personat e tjerë që ndodheshin brenda këtij biznesi, autori u dorëzua. Në vendin e ngjarjes u mobilizuan shumë forca policie, të cilat bënë të mundur dhe negociatat me pengmarrësin.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje askush nuk u lëndua. Deri më tani nuk dihen motivet që e shtynë burrin që të kryente këtë akt, ndërsa është përjashtuar fakti nëse ngjarja ka ndodhur për arsye terroriste.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →