Delegacioni i Parlamentit në SHBA, Ambasada Amerikane: Kënaqësi të shohësh përfaqësuesit e zgjedhur shqiptarë së bashku!

delegacioni i parlamentit ne shba ambasada amerikane kenaqesi te shohesh perfaqesuesit e zgjedhur shqiptare se bashku
delegacioni i parlamentit ne shba ambasada amerikane kenaqesi te shohesh perfaqesuesit e zgjedhur shqiptare se bashku

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me vizitën e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të cilët ndodhen në SHBA.

Ambasada shkruan se është kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë.

“Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Postimi i Ambasadës në  ‘X’:

Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →