Atalanta ka fituar 0-3 në fushën e Napolit, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Bergamaskët kaluan në epërsi në minutën e 26-të, me anë të golit të Miranchuk.
Miranchuk ishte sërish protagonist për ekipin e Gasperinit, duke dhuruar asist për Scamaccan në minutë ne 45-të. Në pjesën e dytë, gjërat u bënë të lehta për Atalantën, që “tundi rrjetën” në të 88-tën me Koopmeiners.
Shumë pak për të thënë për kampionët e Italisë, që konfirmojnë edhe një herë sezonin e dobët që po kalojnë. Titullar për Napolin ishte Amir Rrahmani, ndërsa në krahun tjetër, 25 minuta lojë edhe për Berat Gjimshitin.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co