Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç dha mendimin e tij pas humbjes 2-0 ndaj Dinamos.
“Nuk ishte fat, në Durrës s’kemi fituar asnjëherë. Dinamo i meritoi të gjitha, ne nuk ishim askund nga minuta e parë tek e fundit. Ata kishin dëshirën e madhe për të fituar. Sot ishim si skuadër për turp. Nuk merituam asgjë sot. Ndoshta ka ndikuar lodhja e lojtarëve tanë me ekipet e moshave. Prap ishin vetëm 3 lojtarë, nuk ishim në nivelin e Skënderbeut.
U mërzita për ato dy dhurata që i bëmë Dinamos. Ishte një ndeshje si derbi dhe nuk mund të bënim ato dhurata. Skuadra reagoi pak me atë rastin e Rashicës, por në të dytën ishim pa fuqi, s’kishim dëshirë siç e kemi patur gjithmonë. Pas golit të dytë edhe lojtarët në stol u fikën.
Dyjavorshi pushim ndoshta na uli ritmin. Sot na pengoi pasi ishim dobët në çdo mënyrë. Prapë, një skuadër si Skënderbeu mund të humbi një ndeshje, por jo si sot. Pas 7 ndeshjesh mund të ketë 1 keq, ama nuk duhet ulur dëshira dhe agresiviteti. Nuk do të toleroj më.
Edhe unë si trajner nuk isha mirë, kur ndërrova 4 lojtarë kryesor mendova se do të reagonim disi për të luajtur mirë. Sot ishim të gjithë keq. Skënderbeu sot ishte për karton të verdhë, nuk do gjykojmë lojtarë të veçantë. Javën tjetër do reagojmë. Me Tiranën vështirë, kemi respekt, por ne jemi Skënderbeu dhe do të përgatitemi mirë”, tha Gvozdenovic.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co