Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të artit, m ë19 maj të këtij viti në Sion të Zvicrës hapet ekspozita e piktorit tonë të njohur Jetullah Halitit.
Në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë, përveç artistit tonë Halitit (që do prezantojë dhjetëra piktura artistike) dhe artistë të tjerë, dashamirës të artit dhe përfaqësues të misioneve, ambasadave dhe konsullatave tona, si dhe mysafirë nga mbarë Zvicra, Franca dhe Evropa, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Ekspozita do hapet më 19 maj, ku do qendrojë e hapur deri më 24 maj të ketij viti. Ekspozita në fjalë (përveç të dielës) mund të vizitohet për çdo ditë nga ora 10.00 deri në orë 19.00. Për më shumë mund të merrni në telefon përmes Tel apo Uhatsapp +383 44 177 225.
Jetullah Haliti ka mbaruar Fakultetin e Arteve Figurative në Universitetin e Prishtinës, ndërsa Studimet Pasuniversitare në Beograd. Është anëtar i ShAF të Kosovës dhe UNESCO-s në Paris. Jetullah Haliti-Eti prej vitit 1985 mban statusin e piktorit të pavarur, duke prezantuar ekspozita edhe në Europë, për t’u prezentuar si artist i lirë.
Brenda dhe jashtë vendlindjes ka realizuar shumë ekspozita personale, ka marrë pjesë në më se 200 ekspozita kolektive në Evropë dhe kontinente të tjera, përfshirë këtu edhe ato në ambsadat dhe konsullatat tona shqiptare (Kosovë e Shipëri) në Bernë dhe Gjenevë, njfton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co