TIRANE
Endri Keko, një nga themeluesit e kinematografisë shqiptare, sot do të ishte 100 vjeç (1924 – 2024).
I mirënjohur nga publiku kryesisht si regjisor i filmit dokumentar, për afro 30 vjet ai fiksoi në ekran… jetën e shqiptarëve në të katër anët e vendit, njerëzit që me shembullin e tyre udhëhiqnin rindërtimin dhe më pas ndërtimin e vendit, intelektualët e spikatur që i bënin nder vendit, ngjarjet madhore të Shqipërisë… Me krijimtarinë e tij, në harkun kohor të viteve 1952-1979 regjisori Endri Keko ishte padyshim firma e parë e filmit dokumentar shqiptar, personaliteti më i spikatur i kësaj gjinie dhe më i vlerësuari.
Filmat dokumentarë “Shqipëria”, “Dritë mbi Shqipëri”, “Pranvera e nëntë”, “Në shtigjet malore”, “Letër nga fshati”, “Ringjallje”, “Vallzim i shqipeve”, “Në flakë të revolucionit”, “Rruga jote, shok”, “Tregim në sytë e nënës”, janë vetëm disa nga titujt e realizimeve që mbajnë firmën e regjisorit që lëvroi me sukses të gjitha zhanret e saj, që nga filmi kronikal, kinoreportazhi e kinopoema deri tek filmi dokumentar e ai artistik si “Krevati i Perandorit”.
Fitues i Kupës për filmin më të mirë dokumentar në Festivalin e dytë të Filmit Shqiptar (1977) dhe Festivalin e tretë të Filmit Shqiptar (1979), fitues i Çmimit të Nderit në Festivalin e Karlovivarit (Çekosllovaki-1952), Diplomës së Nderit në Festivalin e Moskës (BRSS-1959), Diplomës së Nderit në Festivalin e Laipcigut (DDR-1961) dhe Medaljes së Bronzit në Festivalin e Parisit (Francë-1962), fitues i tre Çmimeve të Republikës në vitet 1959, 1970 dhe 1979, fitues i shumë çmimeve në konkurset letrarFOe për skenarë filmash, Endri Keko, “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, vazhdon të konsiderohet edhe sot, një nga personalitetet më të spikatura të kinematografisë shqiptare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co