Shumë ndryshime në sulmin e Interit, vetëm 2 lojtarë qëndrojnë 100%

shume ndryshime ne sulmin e interit vetem 2 lojtare qendrojne 100
shume ndryshime ne sulmin e interit vetem 2 lojtare qendrojne 100

E ardhmja në dyshim për Marko Arnautovic.  Sulmuesi u afrua në verë nga Bologna për një operacion total me vlerë rreth 10 milionë euro , por futbollisti austriak asnjëherë nuk e tregoi veten me Interin.

Zikaltërit po mendojnë për një “divorc”, shumë më herët nga çfarë ishte menduar.  Arnautovic është aktivizuar në 21 ndeshje, ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 3 asiste. Një çështje tjetër e rëndësishme është ajo e Alexis Sanchez, pasi as sulmuesi kilian nuk po bind.

Në repartin ofensiv të vetmit që janë të sigurtë janë dyshja Lautaro-Thuram. Në verë firmos edhe Medhi Taremi, teksa do të kthehet edhe Valentin Carboni.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →