Dega 1 e PD në Tiranë përmbyll zgjedhjet, Basha: Nëse duam të mundim Ramën, duhet të shkëputemi nga aspektet e së kaluarës

dega 1 e pd ne tirane permbyll zgjedhjet basha nese duam te mundim ramen duhet te shkeputemi nga aspektet e se kaluares
dega 1 e pd ne tirane permbyll zgjedhjet basha nese duam te mundim ramen duhet te shkeputemi nga aspektet e se kaluares

Janë përmbyllur zgjedhjet në degën nr 1 në Tiranë. Astrit Jegeni dhe Fatos Mehmetaj janë dy kandidatët e përzgjedhur.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës 1, tha se ky ishte një moment që pak kohë më parë nuk imagjinohej që një proces i tillë të ishte në përfundim, duke pasur parasysh 2.5 vite luftë brenda demokratëve.

“Kjo degë vjen në këtë moment pas 2.5 vite agresion ndaj vlerave e parimeve të rrënjosura në ne si demokratë. U adoptua gjuha e kundërshtarit politik për te sulmuar demokratët pasi zgjodhën të qëndrojnë krah vlerave të perëndimit dhe krah aleancës me SHBA.

Ndaj ka qenë kaq e vështirë. Shumëkush do të kishte vëmë bast se kjo mbrëmje nuk do të vinte. Mesa duket u prit ky moment i skadimit të oportunistëve të PD për të nxjerrë në p-ah vlerat dhe virtytet e PD.

Beteja po bëhet që rinia demokrate të dalë në rreshtin e parë.

Nëse doni të mundim Ramën duhet të shkëputemi nga aspektet e së kaluarës që na mbajnë mbërthyer para syve të shqiptarëve, por dikush zgjodhi rehatinë dhe karrigen. Ka edhe një aspekt tjetër, 15 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Mban vulën e demokratëve shqiptar, jo vulë të personalizuar”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →