“Thuaji Jonës të angazhohet me zgjedhjet…”, zbardhen përgjimet nga dosja 5D, ekonomistja: Nuk e ke idenë se ç’bëhet, ta thonë hapur fare

thuaji jones te angazhohet me zgjedhjet zbardhen pergjimet nga dosja 5d ekonomistja nuk e ke idene se cbehet ta thone hapur fare
thuaji jones te angazhohet me zgjedhjet zbardhen pergjimet nga dosja 5d ekonomistja nuk e ke idene se cbehet ta thone hapur fare

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pjesë nga dosja e SPAK për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës të akuzuar për korrupsion.

Në dosje zbardhet biseda mes ish-drejtorit IMT-së, Mariglen Qato dhe shtetases Jonida Hoxhaj, e cila punon si ekonomiste në këtë shoqëri tregtare

Gjatë hetimeve është gjetur dhe sekuestruar në zyrën e shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k njësia kompjuterike e markës “HP”, të sekuestruar shtetases Jonida Hoxhaj.

Është kryer ekspertimi teknik i kësaj njësie kompjuterike si dhe është kryer këqyrja e të dhënave të gjetura në këtë njësi kompjuterike.

Nga këqyrja e kryer është gjetur një e-mail i datës 03.05.2017 dërguar nga adresa e postës elektronike [email protected] në drejtim të adresës elektronike [email protected].

Në rubrikën e subjektit të këtij e-maili është përshkruar “Pasqyre përmbledhëse, Kartelë furnitorësh dhe Klientësh. Ndërsa më poshtë është shkruar teksti:
“Përshëndetje,
Bashkëlidhur ju kam dërguar një pasqyre përmbledhëse të ardhura-shpenzime, kartelën e furnitorëve dhe atë të klientëve, deri në ditën e sotme.
Për çdo paqartësi mund të më pyesni.
Gjithë te mirat!”

Bashkëlidhur këtij e-maili ndodhen edhe dokumentet e përmendura më sipër që bëjnë fjalë për aktivitetin financiar të shoqërisë “Igor Elektrik” sh.p.k për periudhën nga muaji tetor 2016 deri në datën 02.05.2017.

Nga këqyrja e kryer është gjetur gjithashtu dokumenti me emërtimin “Ditari total” për periudhën nga data 01.01.2019-31.12.2019. Në këtë dokument janë pasqyruar me hollësi pagesat dhe arkëtimet e shoqërisë, midis të tjerave janë gjetur edhe të dhënat si më poshtë:
1) Arkëtim datë 07.01.2019, të drejta/detyrime Ortaku 1, Nestori depoziton në arkë nga Hogaria personale – 500,000;
2) Arkëtim datë 09.01.2019, të drejta/detyrime Ortaku 1, Nestori depoziton në arkë nga llogaria personale – 400,000;
3) Arkëtim date 31.01.2019, të djeita/detyrime Ortaku 1. Nestori depoziton në arkë

Në datën 07,04.2021 shtetasja Jona Bejko i shpjegon personit tjetër se: “Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës duke ditur që pronari është i shtetit dhe i kanë thënë thuaji Jonës të angazhohet me zgjedhjet… U habita…Mtha shefi kshu më kan marr për ty… Ca veni imagjino… Me u marr me ty edhe pse punon nprivat… me bo 1 buzë shtremët si ky pronari im…Pfff… Po drejtor pra… Tu thën ky drejtori i bashkisë…Ai është te njësia kshu…”.

Në datën 06.01.2023 shtetasja Jona Bejkoi i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

Jona: “Ktë hotelin pa e bëjm ne

Jona: Ësht aks. Pronari jonë… Lali Eri e kta

Jona: Dhe un marr velëm 60 mij Iek tqelbta”.

Jona: “Pusi lufta ktej nga zyrt.. U zu me shefen e financës keq fare nestori… Ajo i përplasi derën në fytyrë… ky e përzuri për në shtëpi… Qrr… Mir që su rrafën… Se ke idenë se ccbëhet këtu… Tu thën nestori pra hapur fare në anën e kujt je”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →