Tri ligjet që mund ta bëjnë artin pamor të marrë frymë

tri ligjet qe mund ta bejne artin pamor te marre fryme
tri ligjet qe mund ta bejne artin pamor te marre fryme

Miratimi i një ligji për statusin e artistit, përgatitja e një ligji të ri për artin në bashkëpunim me komunitetin artistik që adreson artet pamore dhe skenën e pavarur artistike pjesë e cilit duhet te jetë edhe themelimi i Qendrës Kombëtare të Artit dhe krijimi I Qendrës për Hulumtimin e arteve dhe Kulturës, janë tri propozime që vijnë pas një hulumtimi mbi mekanizmat e mbështetjes dhe burimet financiare për artin pamor në Shqipëri hartuar nga Çelik Rruplli dhe Pavjo Gjini.

Hulumtimi ka marrë në shqyrtim të dhënat nga institucionet në vitet 2019-2023 duke dashur të marrë përgjigje për tri pyetje: Cilat janë mekanizmat ekzistues financiar për artin pamor, nga institucionet publike, donatoret dhe institucionet private? Cilat janë nevojat konkrete të artisteve dhe organizatave artistike dhe a ka një hendek mes mekanizmave mbështetës dhe nevojave të komunitetit dhe çfarë mund të bëhet për ta kapërcyer atë? Përgjigjet nuk duken optimiste.

Lënia e skenës së pavarur jashtë skemës së përfitimit gjatë pandemisë, mungesa e transparencës, mungesa e buxheteve, mungesa e thirrjeve të hapura duket të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në një vend ku për 3 dekada politikat publike për artin janë ardhur si efekt i zotimeve ndërkombëtare të Shqipërisë, por jo si nevojë e brendshme a kërkesë nga komuniteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co