Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se lufta e zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës është e një rëndësie globale dhe askush në botë nuk mund të qëndrojë larg kësaj beteje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Zelensky u shpreh se kjo është një luftë për të drejtën e ekzistencës së shtetit.
“Kjo është një luftë me rëndësi globale. Kjo është një luftë për të drejtën e ekzistencës së shtetit tonë, si dhe për të drejtën e secilit për jetë. Kjo është një luftë për dinjitetin e popullit tonë dhe të çdo kombi që kërkon fatin e tij. Kjo është një luftë për të parandaluar këdo që të guxojë të sillet si bishë ndaj të tjerëve. Dhe trupat e njerëzve tanë, të cilët u gjetën në rrugët e Bucha, treguan se askush në botë nuk mund të qëndrojë larg kësaj beteje”, tha Zelensky.
Sipas tij, në Ukrainë, po mbizotëron njerëzimi.
“Ata (rusët) janë ndalur me forcë. Uniteti i ndalon… Falënderoj të gjithë në botë që na ndihmojnë vërtet. Lavdi njerëzve tanë të fortë, luftëtarëve tanë! Lavdi të gjithë atyre që mbrojnë njerëzimin dhe jetën! Lavdi Ukrainës!”, ka thënë më tej Zelensky.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co