Palestina me një kabinet të ri, presidenti dekreton qeverinë e re, kritika nga Hamasi

palestina me nje kabinet te ri presidenti dekreton qeverine e re kritika nga hamasi
palestina me nje kabinet te ri presidenti dekreton qeverine e re kritika nga hamasi

Palestina ka tashmë në kabinet të ri qeverisës pas dorëheqjes së kryeministrit.

Mohammad Mustafa formoi një kabinet të ri në të cilin do të shërbejë edhe vetë si ministër i Jashtëm.

Mustafa u emërua kryeministër këtë muaj me një mandat për të ndihmuar në reformimin e Autoritetit Palestinez (PA), i cili ushtron vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Ai u caktua gjithashtu për të udhëhequr ndihmën dhe rindërtimin e Gazës.

Abbas, i cili si president mbetet deri tani figura më e fuqishme në AP, dekretoi qeverinë e re në një demonstrim të vullnetit për të përmbushur kërkesat ndërkombëtare për ndryshim në administratë.

Hamasi ka kritikuar emërimin e Mustafës, por nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm për emërimin e kabinetit të tij të ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →