Do të mbante një ligjëratë në xhaminë e shqiptarëve në Biel, i ndalohet hyrja në Zvicër predikuesit ekstremist islamik

do te mbante nje ligjerate ne xhamine e shqiptareve ne biel i ndalohet hyrja ne zvicer predikuesit ekstremist islamik

Autoritetet zvicerane i kanë ndaluar dje në kufirin zvicerano-gjerman një predikuesi islamik të urrejtjes në Biel. Selefisti i njohur gjermano-grek Abu Alia donte të mbante një ligjëratë në një xhami të shqiptarëve në Biel të shtunën në mbrëmje. Por kjo nuk ndodhi meqë autoritet zvicerane ja ndaluan hyrjen, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke iu referuar burimeve të policisë federale. Predikuesi salafist gjermano-grek Abu Alia ishte i ftuar të mbante një ligjëratë në një xhami shqiptare në Biel. Për ngjarjen është njoftuar policia e kantonit të Bernës. Abu Alia, një predikues nga Gjermania i klasifikuar nga ekspertët si një salafist radikal, shpalli një ligjëratë në një xhami në Biel.

Silalala
Silalala

Abu Alia, emri i vërtetë Efstathios T. nuk është i panjohur për autoritetet në Gjermani. Ai njihet që prej shumë vitesh si aktor në skenën ekstremiste salafiste. Në vitin 2019, shteti i Rhein-Ëestfalisë së Veriut e kishte listuar gjermano-grekun si një predikues urrejtjeje në një raport të situatës salafiste. Abu Alia ishte një shtyllë e shoqatës radikale islamike “Ftesë në Parajsë”, ku ai punoi së bashku me salafistët e njohur Pierre Vogel dhe Sven Lau. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, koleget e mediave zvicerane kishin provuar disa herë të flasin me imamin Ebu Alinë që e kishin ftuar në xhaminë e shqiptarëve në Biel, ku do të zhvillohej ligjërata. Njëkohësisht, komuniteti shqiptaro-mysliman në Biel nuk iu përgjigj përpjekjeve të gazetarëve. Në vitin 2011, një artikull u shfaq në ‘Berner Zeitung’ në të cilin u kritikua sekreti që rrethonte xhaminë dhe një projekt ndërtimi në atë kohë.

Sipas zyrës për media, policia kantonale e Bernës është në dijeni të ngjarjes së lartpërmendur. “Ne do të vlerësojmë vazhdimisht situatën dhe, nëse është e nevojshme, do të ndërmarrim veprime,” i janë përgjigjur autoritetet mediave zvicerane. Tashmë është bërë e ditur se autoritetet kanë zbatuar ndalimin e hyrjes ndaj predikuesit të urrejtjes. Edhe pse Abu Alia ishte tashmë në Zvicër, policia kantonale e Bernës mundi ta arrestonte atë para predikimit dhe ta kthente në kufi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →