Shqipëria ka regjistruar numrin më të ulët të lindjeve që prej vitit 1934 kur edhe nisi matja e lindshmërisë në vend. Kjo temë është diskutuar në “Çështja e ditës” në News 24, nga Klevin Muka.
Përgjegjësja e statistikave në INSTAT, Olta Caca tha se lindshmëria është në rënie prej dekadash. “Lindshmëria ka rënë relativisht për një kohë të gjatë. Flasim për bumin e lindjeve në vitet ’60 ku kishim 5-6 fëmijë për grua.
Pastaj vjen gradualisht duke rënë. kjo lidhet me shumë fenomene, ndryshime të jetesës. Sot një grua mendon edhe për gjëra të tjera jo vetëm për lindshmëri si karriera dhe kjo vihet re edhe tek rritja e moshës së lindshmërisë që është mesatarisht 29-30 vjeçe.
Në momentin që lindja shtyhet, probabiliteti i kohës së mbetur të fatalitetit të gruas bie. Ka një ndikim tranzicioni demografik. Pra kemi pasur lindje shumë të larta dhe vdekje të larta. Dhe më pas këto norma duke u stabilizuar dhe më pas do ngrihen. Kemi vendet skandinave që kanë norma në rritje të lindshmërisë, ndërkohë që vendet e Evropës Lindore janë më të ulëta”, tha ajo.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co