“Paratë vidhen në mënyrë kriminale”, Meta: Të shpëtojmë kombin shqiptar nga Rilindja, e cila synon të zhbëjë familjen

parate vidhen ne menyre kriminale meta te shpetojme kombin shqiptar nga rilindja e cila synon te zhbeje familjen
parate vidhen ne menyre kriminale meta te shpetojme kombin shqiptar nga rilindja e cila synon te zhbeje familjen

Kryetari i Partisë të Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për media nga selia e partisë deklaroi se sot në Shqipëri paratë po vidhen në mënyrë kriminale.

Meta theksoi se shqiptarët e kanë për detyrë që të shpëtojnë kombin shqiptar nga Rilindja. Sipas Metës, Rilindja kërkon të zhbëjë familjen.

“Prioritet i Partisë së Lirisë mbeten pensionistët. Projekti i Rilindjes është që Shqipëria në të ardhmen të ketë 1 milionë banorë. Ne synojmë që brenda 2030 në Shqipëri të jenë 4 milionë shqiptarë rezident.

Të shpëtojmë kombin shqiptar nga Rilindja, që synon të zhbëjë familjen. Na duhet të rithemelohemi si Partia e Lirisë për 10 vitet që vijnë e për 20 vitet që vijnë. Paratë sot në Shqipëri vidhen në mënyrë kriminale. Do të thërrasim shpejt Konventën e partisë, për ta pozicionuar qartë partinë e Lirisë me politikat e saj patriotike për të ardhmen”, u shpreh Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →