![Maliq, flakët përfshijnë zonën pyjore, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve 2 maliq flaket perfshijne zonen pyjore terreni i thyer veshtireson nderhyrjen e zjarrfikesve](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/maliq-flaket-perfshijne-zonen-pyjore-terreni-i-thyer-veshtireson-nderhyrjen-e-zjarrfikesve.jpg)
Një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët është përfshirë nga flakët në pyjet e fshatit Leminot të bashkisë Maliq.
Sipas informacioneve paraprake flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë pasi favorizohen nga era e fortë, por për të vënë nën kontroll zjarrin punonjës të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile e banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje.
Terreni i thyer malor i ka vënë në vështirësi punonjësit pasi nuk mund të shkojnë me mjetet e tyre deri te vatrat e zjarrit por po përpiqen të punojnë edhe me mjete rrethanore.
Aktualisht zjarri është duke u mbajtur nën kontroll, ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm ose jo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co