Lecce dhe Roma kanë barazuar pa gola këtë mbrëmje, në sfidën që shkoi për llogari të Serie A. Në Stadio Via del Mare (Lecce), vendasit ishin më kërkues në pjesën e parë, teksa goditën 4 herë portën e kundërshtarit, në krahim me një 1 gjuajtje të skuadrës nga kryeqyteti.
Ritmi u rrit në pjesën e dytë, me skuadrat që luajtën një lojë të hapur. Titullar në këtë takim për ekipin e Gottit ishte edhe mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani. Në minutën e 77-të, Lukaku shërbeu mirë për El Sharaawyn, goditja tokazi e sulmuesit u ndal lehësisht nga portieri Falcone. Me këtë rezultat, Roma renditet në vendin e pestë, Lecce pozicionohet në vendin e 13-të.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co